Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë nisur hetimet në lidhje ngjarjen e rëndë të regjistruar në Fushë Kosovë në kopshtin “Gëzimi ynë” ku një fëmijë 3-vjeçar u dhunua barbarisht nga tre edukatoret.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar nëna i fëmijës së dhunuar dhe ka shpjeguar ngjarjen.
Sipas saj edukatoret e kanë marrë në telefon për të treguar bëmat që ka bërë fëmija në kopsht dhe kjo e fundit e prekur ka menduar se 3-vjeçari ka rrëzuar ndonjë fëmijë dhe u ka kërkuar falje.
VIDEO/ E rëndë, fëmija 3-vjeçar dhunohet barbarisht nga tre edukatore
“Mësuesja fitore më tha hajde këtu se djali ytë e ka ba namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që e ka rrëzu dikon ose ka thy ndonjë gjë.
I thashë ju kërkojë falje, por tha jo ka dal e ka shkarravitë. Unë i thash kena me ja ble mësues një çokollatë edhe me i thënë më fal nesër jam lazdru dhe i thashë duhet me i përmbushë dënimet nëse t’i ka dhënë mësuesja por ky kishte marrë dënime brutale”, tha ajo.
Ajo ka treguar se si djali i ka treguar se gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht.
“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi.
I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo.
Mësohet se fëmija ka frekuentuar këtë kopsh që nga 1 shtatori.