Mënyra e nderimit të bosit të një karteli ekuadorian, i cili humbi jetën pasi u ekzekutua në një atentat së bashku me të bijën, ka bërë xhiron e rrjetit.
Njerëzit e tij e kanë nderuar shefin e kartelit duke e varrosur me dhjetëra armë të vendosura në arkivolin e tij, e cilësuar si një përpjekje për të mbrojtur veten në jetën e përtejme.
Manuel Julian Sevillano Bustamante besohet të jetë lideri i kartelit “Los Fatales”.
Të afërmit e tij e mbushën arkivolin e 39-vjeçarit me mitralozë, pushkë gjahu dhe madje edhe një revolver, në mënyrë që ai të ishte ‘i armatosur deri në dhëmbë në jetën e përtejme.
Ata gjithashtu i vendosën një kapele për ta veshur që të mund të duket sa më mirë në Portat e Shën Pjetrit.
KUJDES PAMJET TË RËNDA