Policia italiane njofton se ka arrestuar 45 persona, që merreshin me shpërndarjen e drogërave të forta, mes tyre edhe dhjetëra shqiptarë, gjatë një operacioni të madh të policisë italiane në zonat Alba dhe Bra.
Sipas medieve italiane 28 persona janë arrestuar, kurse 17 janë shpallur në kërkim. 14 janë shtetas italianë dhe 31 janë shtetas shqiptarë.
Hetuesit italianë thonë se përmes klientëve mundën të bien në gjurmët e shpërndarësve të drogës, duke identifikuar edhe bazat e tyre.
You must log in to post a comment.