Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Myltë të Lezhës duke djegur katin e dytë që ka qenë në ndërtim.
Mësohet se familjarët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur ka rënë zjarri.
Dyshohet se shkak për zjarrin është një bombol gazi që po përdorej për punimet e banesës.
Ndërkohë 3 zjarrfikëse janë në gatishmëri për shkak se ka prani të lartë polisteroli në katin e dytë të banesës.