-sidi education-spot_img
14.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ E rëndë, fëmija 3-vjeçar dhunohet barbarisht nga tre edukatore

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar një një kopsht publik në Fushë Kosovë ku 3 edukatore dhunojnë barbarisht një fëmijë 3-vjeçar.

Mbrëmjen e djeshme u publikuan pamje tronditëse ku duket edukatoret dhunojnë fëmijën, pamjet janë bllokuar pasi janë të rënda. Ndërkohë sot janë publikuar pamje nga një tjetër kënd ku mund të kuptohet se sa e rëndë ka qenë ngjarja.

Gjithashtu janë publikuar fotografi nga familjarët ku duken shenjat e mbetura nga dhuna.

Lajmin për dhunimin e fëmijës e ka bërë një qytetar në rrjetin e tij social në Facebook ku tregon me pamje se si dhunohet nipi i tij nga tre edukatore.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç.

Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mësueset,” shkruan qytetari.

Ai ka kërkuar të intervenohet nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Pamjet e publikuara nga familjarët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit