-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç në New York: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë aq sa të mundet

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se pret presion të ri nga Perëndimi për vendosje të sanksioneve kundër Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë.

Vuçiç ka thënë në Nju Jork, ku është duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se pret që zyrtarët evropianë “t’i mbajnë leksione” gjatë takimeve se Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

“Do t’i dëgjoj me kujdes dhe do t’iu them se unë e udhëheq Serbinë si president dhe për aq sa të mundemi, do të udhëheqim me këtë politikë,” ka thënë Vuçiç teksa u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai po ashtu, tha se kur do ta kuptojë se nuk do të mund të vazhdojë më nuk do ta zbatojë një politikë të tillë, mirëpo, sipas tij, Serbia “ka vepruar me përgjegjësi për një vit e shtatë muaj, që është e sinqertë, e përgjegjshme dhe e drejtë”.

Një ditë më parë, kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Serbia nuk është duke vepruar në përputhje me vendimin e Bashkimit Evropian për vazhdim të sanksioneve ndaj Rusisë edhe për një vit.

Deklarata e tij ka qenë referencë për sanksionet që BE-ja i ka vënë ndaj Rusisë që më 2014, për shkak të vendimit të Moskës për aneksim të gadishullit ukrainas të Krimesë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit