-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha denoncime për dosjen “McGonigal” dhe portin e Durrësit

Kryesoret

Ligjvënësit republikanë akuzuan Departamentin e Drejtësisë për qëndrim të butë në çështjet McGonigal. Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara shprehu shqetësimin për mundësinë e marrëveshjeve me pasoja të zbutura ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal në dy çështjet ndaj tij, si një përpjekje për të fshehur përmasat e shkeljeve të tij, për të mbrojtur reputacionin e FBI-së.

Nga selia blu, zëdhënësja e Sali Berishës deklaroi se “McGonigal u bë çështje në Kongresin e SHBA. PD është e gatshme të japë ndihmesën e saj në zbardhjen e kësaj veprimtarie kriminale” tha Floriana Garo.

Charlse McGonigal direkt ka ndërhyrë tek Edi Rama për nxjerrjen e licencave të naftës për llogari të kompanive ruse të Deripaskës” tha ajo.

McGonigal, republikanët akuza drejtësisë për tolerim

Një tjetër denoncim po nga selia blu kishte Eno Bozdo. Ai akuzoi se Edi Rama i hapi rrugën projektit korruptiv në portin e Durrësit dhe tani kompania gjermane EMS-APO paditi me 40 mln euro Shqipërinë në arbitrazh.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kompania gjermane EMS-APO ka paditur Autoritetin Portual, d.m.th. qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington, për një shumë prej 40 milionë eurosh, për dëmtim me qëllim të aktivitetit të saj tregtar në Portin e Durrësit.

Kjo për arsyen e vetme, të hapjes së rrugës për projektin korruptiv të ndërtimeve në Portin e Durrësit, nga Mohamed Alabbar, mik dhe partner i Edi Ramës, të cilit i është dhuruar nga ana e Kryeministrit aseti më i rëndësishëm strategjik dhe ekonomik i Shqipërisë sot– Porti i Durrësit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit