Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy aksidente në Kurbin. Të dy ngjarjet janë regjistruar brenda pak minutash dhe kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti i parë u regjistrua në qytetin e Laçit, ndërsa tjetri pranë mbikalimit të Patokut në autostradën Milot-Thumanë.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve nga spitali i Laçit njeri nga te plagosurit është dërguar te Trauma.

Ndërkohë i plagosuri tjetër po merr mjekim ne spitalin e Laçit dhe bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut per jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e dy aksidenteve.