Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi ka plagosur me thikë një 40-vjeçar.
Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet – dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta- ndërsa autori i identifikuar me inicialet A. L. është kapur dhe vënë në pranga nga blutë menjëherë pas njoftimit.
“Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.
I plagosuri është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjeksore.









