Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Las Vegas dy adoleshentë të cilët po udhëtonin me një makinë përplasën qëllimisht për vdekje një çiklist.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 64-vjeçari, Andreas Probst u përplas nga një 17-vjeçar i cili ishte duke qeshur në momentin kur goditi qëllimisht shefin e policisë në pension.
Probst po ngiste biçikletën e tij rreth orës 6 të mëngjesit të 14 gushtit kur ndodhi ngjarja.
Videoja, e shpërndarë nga Mail Online tregon shoferin duke ecur me shpejtësi drejt Probst ndërsa njëri nga adoleshentët që ndodhet në makinë pyet: “Gati?”
Një pasagjer tjetër filmon të gjithë skenën e rëndë. Videoja tregon makinën duke e përplasur qëllimisht çiklistin, i cili fluturon disa metra në ajër dhe përfundon në asfalt.
Adoleshentët e filmojnë në anë të rrugës si për të treguar se ia dolën dhe largohen me shpejtësi.
17-vjeçari u arrestua menjëherë pas aksidentit dhe u dërgua në Qendrën e Paraburgimit për të Mitur, sipas Daily Mail.