-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Federata e Futbollit të Kosovës: Të pakënaqur me vendimin e UEFA-s, do të ndjekim çështjen

Kryesoret

UEFA mori vendim që ta dënojë Rumaninë vetëm me 52 mijë euro dhe me një ndeshje pa tifozë në shtëpi pas thirrjeve raciste dhe shfaqjes së banderolave nga tifozët vendas kundër Kosovës.

Pas shpalljes së këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës e cila shpreh pakënaqësinë e saj lidhur me dënimin e dhënë.

Me anë të një njoftimi institucioni i futbollit të Kosovës shprehet se do të vazhdojë rrugën e saj ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më të lartë, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në forma të tjera, në mënyrë që të shërbejë si shembull se UEFA nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë ofendime të tilla raciste ndaj një Federate anëtare të saj dhe ndaj një shteti të njohur ndërkombëtarisht, sipas njoftimit.

“Federata e Futbollit e Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj në lidhje me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-s për të dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues…

FFK-ja është e përkushtuar që të kërkojë nga UEFA, që nëpërmjet dënimeve ndaj Federatës së Rumanisë t’ia bëjë të qartë çdo federate, grupi tifozësh apo çfarëdo grupi tjetër të interesit, se shteti i Kosovës, ekipi kombëtar i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, duhet të trajtohen dhe të respektohen në të njëjtën formë me çdo shtet, ekip kombëtar, e Federatë tjetër evropiane që është anëtare e UEFA-s,” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit