Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 32-vjeçareje ndodhi mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Patokut në Laç, rreth orës 07:35. Një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin anësor të aksit, i cili ishte i mbushur me ujë. Drejtuesja e mjetit, 32-vjeçarja me iniciale M. M. ka ndërruar jetë rrugës për tek Spitali i Traumës. Shumë qytetarë të tronditur nga aksidenti u mblodhën duke parë nga ura se çfarë kishte ndodhur duke u lutur për jetën e vajzës, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë.
“Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë. Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” njoftoi policia.