-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e efektivit në Tiranë, lokalizohet autori 42-vjeçar, ja ku ndodhet

Kryesoret

Lokalizohet dhe pritet arrestimi i 42-vjeçarit që plagosi me armë zjarri efektivin e Policisë, Edlir Alleshi. Mësohet se, autori Klered Bozhani ndodhet në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi menjë plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.

Identifikohet autori i plagosjes së policit të “Shqiponjave”, Balla: I bëj thirrje të dorëzohet

Efektivi i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë: 

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A.

I rrezikshëm, bëni kujdes! Plagosja e efektivit, blindohet Tirana, Policia 20 mijë euro për “kokën” e Bozhanajt

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Ky është efektivi i “Shqiponjave” që mori 2 plumba në bark në Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit