-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për Zgjedhoren/ PS rrëzon Bardhin, Berisha: Alibeaj peng i rrogës e gruas

Kryesoret

Shumica socialiste në seancën e sotme të parlamentit rrëzoi kërkesën e kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili kërkoi që të ndryshonte përbërja e komisionit të reformës zgjedhore. Thelbi i kërkesës së Bardhit ishte shkarkimi i Enkelejd Alibeajt nga posti i bashkë-kryetarit nga opozita dhe zëvendësimi i tij me Oerd Bylykbashin.

Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi kërkoi që sot të votohet zgjatja e afatit të komisionit me gjashtë muaj dhe në seancën tjetër të votohet ndryshimi i përbërjes. “Ka nevojë për një impuls tjetër ky komision për të punuar me ritme më të larta. Por këtë seancë votojmë zgjatjen e komisionit dhe seancën tjetër përbërjen” tha Çuçi.

Ju keni ndërmend të vazhdoni këtë lojën për të mbajtur peng reformën zgjedhore, ne e kemi të qartë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë interesi i qytetarëve. Ne kërkuam që nesër të mblidhet komisioni i reformës për ta çuar përpara” replikoi Bardhi.

Sali Berisha mori fjalën dhe aludoi se PS po e shtyn votimin për shkak se nuk pranon që të votojë shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga posti i bashkë-kryetarit për shkak se po bën Pazar për votën e tij që shumica të bëjë numrin e votave, shumicë e cilësuar për të miratuar rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku anëtare, tha ai është edhe gruaja e deputetit demokrat, referuar Marsida Xhaferrllarit.

Është votimi për rrogat e gjykatës dhe në këtë variant, ish-bashkëkryetar që opozita e ka shkarkuar e mbani peng derisa të votojë. Kjo është njëra mundësi, por hiqni dorë nga këto gjëra të turpshme. Pasi të keni siguruar votën për gjykatën mund ta mbani ose jo fjalën. Ju jeni në pazare këtu” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit