Policia vë në pranga Klered Bozhanaj, autorin e plagosjes me armë zjarri të policit Edlir Alleshi mbrëmjen e mërkurës në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar pistoleta e përdorur gjatë krimit. 42-vjeçari është kapur në momentin që ka shkuar në banesën e tij.
Fillimisht ka pasur rezistencë duke debatuar me punonjësit e policisë që kanë mbajtur nën vëzhgim banesën, por më pas është arrestuar.
“DVP Tiranë: Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.
Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:
“20 mijë euro shpërblim”! Ku është futur njeriu më i kërkuar i momentit?
Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.”, njofton Policia e Tiranës.
Tentoi të vriste policin në Tiranë, agresorin e “përpiu dheu”