-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi shtyn rritjen e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses

Kryesoret

Mazhoranca në Parlament ka pranuar kërkesën e Jorida Tabakut që të shtyhet ligjin për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në fjalën e saj në parlament, Tabaku kërkoi që kjo çështje të diskutohet në fillim në komisionin e posaçëm që është ngritur në komisionin e ligjeve, ku të merret edhe mendimi i deputetëve të opozitës.

Me këtë qëndrim ra dakord edhe Partia Socialiste. Deputeti Toni Gogu u shpreh se janë dakord për ta shtyrë për një seancë tjetër. Por me idenë që opozita të reflektojë dhe të mos hedhin baltë mbi institucionet.

Jorida Tabaku: Unë kam një thirrje për kolegët socialistë, të tërhiqe ligji për gjykatën kushtetuese sot, ti ushtrojmë procedurën parlamentare. Ta diskutojmë si pjesë e diskutimeve të komisionit të reformës në drejtësi. Dhe të shikojmë mundësinë për një reformë tërësore në sistemin e pagave të gjyqësorit që do i jepte dinjitet Shqipërisë. Por që edhe nuk cenonte parimet me të cilat është rënë dakord kur është miratuar reforma në drejtësi.

Shpresoj që kolegët ti shohin çështjet me parimin që është miratuar reforma në drejtësi. Kjo është pavarësia e pushteteve. Për këtë arsye unë shpresoj që të kemi mundësi të bëjmë një diskutim në komisionin e posaçëm që është ngritur në komisionin e ligjeve. Kjo do ti jepte mundësi edhe opozitës që të japin mendimet e tyre.

Toni Gogu: Jemi dakord që ta shtyjmë për një seancë tjetër. Por më duhet ti them zonjës Tabaku që nuk është e mirinformuar. Dhe nuk ka faj se me gjithë lumin e akuzave që kolegët e saj i kanë bërë gjykatës më të nderuar në vend mund të keq informohesh në këto kohë dizinformacioni.

Gjykata kushtetuese e ka dërguar në Kuvend projektin më 21 qershor. Ajo ka ndjekur procedurën dhe ndaj ne sot e sjellim këtë propozim. Por jemi dakord që ta shtyjmë për një seancë tjetër. Ne jemi dakord që ta shtyjmë dhe uroj që të reflektojnë edhe kolegët për mos të hedhur më baltë mbi institucionet kushtetuese të këtij vendi që ruajnë kushtetushmërinë e një organi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit