-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-BE: S’e zgjedhim ne kryetarin e grupit të PD-së! Kujdes raportet me “non gratën”

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara dhe BE deklarojnë se nuk zgjedhin se kush do të jetë në krye të partive politike apo grupeve parlamentare në Shqipëri, referuar debatit për postin e drejtuesit të deputetëve të Partisë Demokratike. Por SHBA ka një tërheqje vëmendje duke theksuar se nxit të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figurat e shpallura “non grata”, qartësisht referuar Sali Berishës.

Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla” tha ambasada e SHBA.

Delegacioni i BE-së beson në rëndësinë vendimtare të opozitës për funksionimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, Delegacioni i BE-së nuk komenton dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive politike. Në rastin konkret, Delegacioni i BE-së nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti. Delegacioni i BE-së mbështet plotësisht çdo përpjekje të ndërmarrë për finalizimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE”, thuhet në reagim e delegacionit të BE-së në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit