Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme (21 shtator) qytetin e Shkodrës, pasi një 33-vjeçar u vra me armë zjarri.
Mësohet se viktima Valter Fierza u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij nga familjarët, të cilët më pas njoftuan edhe policinë.
Vrasja mafioze e 33-vjeçarit në Shkodër, reagon policia: Ja ç’ndodhi!
Ngjarja ndodhi në fshatin Hot i Ri, pranë kishës në këtë zonë. Sakaq, policia ka rrethuar zonën dhe po vijon kërkimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Vrasja e 33-vjeçarit, familjarët e gjetën të vrarë jashtë makinës dhe lajmëruan policinë
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Të shtëna me armë zjarri, tronditet Shkodra, ekzekutohet një person (EMRI)