Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Biden pritet të shpallë ndihmën e re ushtarake, me vlerë më shumë se 325 milionë dollarë, sipas CNN.
SHBA-të nuk do të ofrojnë sisteme raketore taktike të ushtrisë (ATACMS), sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan, pavarësisht kërkesave nga Ukraina.
Më herët, Zelensky vizitoi Kapitol Hill ku ai e përshkroi takimin e tij me senatorët amerikanë në Capitol Hill si një “dialog të madh”.
Zelensky u takua gjithashtu me ligjvënës nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA.