Ditën e diel në Kukës do të votohet për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë. Ditën e sotme kanë mbërritur materialet zgjedhore. Transporti i materialeve zgjedhore është siguruar nga mjetet e ushtrisë dhe nën shoqërimin e forcave të policisë.
Pas marrjes në dorëzim nga KZAZ e bashkisë së Kukësit, materialet zgjedhore do të shpërndahen në 74 qendrat e votimit. Më 24 shtator, rreth 46 mijë votues do të thirren të vendosin me votën e tyre kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit, mes kandidatëve, Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.