Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar edhe gjatë pasdites takimet derë më derë, për të dëgjuar e bashkëbiseduar me qytetarët.
Situata ekonomike është e vështirë, papunësia e lartë, çmimet janë rritur dhe vëmendja e qeverisë mungon.
“Qytetarët duan një alternativë ndryshe, që kujdeset për ta dhe jo për hallet e atyre që luftojnë për poste e karrige! Partia Demokratike do të jetë kjo alternativë! Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD. Për këtë, krahas mbështetjes, inkurajoj dhe SPAK të vijojë luftën kundër korrupsionit, si jetike për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe çuar para drejtësisë të korruptuarit”, tha Basha.
Po kështu, qytetarët kanë mirëpritur propozimet e Partisë Demokratike për listat e hapura, vetingun e politikanëve, votën e diasporës dhe zgjedhjen e presidentit nga populli.
Kthimi i besimit të qytetarëve të vota dhe politika, është kontribut i rëndësishëm për ndryshimin qe duan dhe presin shqiptarët.