-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasi për vdekje të moshuarin në qendër të Korçës, arrestohet 28-vjeçarja (EMRI)

Kryesoret

Arrestohet drejtuesja automjetit tip ‘Benz’ që përplasi 79-vjeçarin pasditen e së premtes në Korçë. Në pranga ra Olta Meta, 28 vjeç, banuese në Korçë.

Ai po udhëtonte me biçikletë kur ndodhi ngjarja dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Korçë, “Benzi” hedh në ajër çiklistin te vijat e bardha

“Korçë: Vihet në pranga drejtuesja e automjetit, e përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesi i biçikletës.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen O. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në bulevard “Republika”, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin M. A., 79 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit