Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare ishte në garë për medaljen e artë, por në finale u mposht nga japonezja, Kisumi Omori.
Distria Krasniqi medaljen e argjendtë e fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në këtë Grand Slam medalje të argjendtë ka siguruar edhe Nora Gjakova.