Ngjarje e rëndë në Tiranë. Në fshatin Maknor ka vdekur një i ri. Viktima është me inicialet E. D.
32-vjeçari sipas policisë dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.