-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: McGonigal dhe Rama dorëzohen sot në 8 të darkës në Uashington

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën e përjavjshme me gazetarët se ditën e sotme, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, McGonigal dhe Edi Rama do të dorëzohen në Uashington.

Edi Rama nuk ka shpresë” tha Berisha. Kjo, tha Berisha për shkak se ish-agjenti ka pranuar fajësinë dhe kjo po sipas tij implikon edhe Edi Ramën.

Lajm është sot, McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare. Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se Edi Rama është fajtor. Se e kanë të ndarë përgjysmë, njëri ka dhënë ryshfet, tjetri ka marrë ryshfet.

Njëri ka kërkuar licencës, tjetri ka hequr licencë.

Njëri ka kërkuar shërbime kundër opozitës, tjetri ka manipuluar dosjen.

Pra, faktet janë përvëluese për Edi Ramën dhe në mos gabohem, sot në ora tetë të darkës me orën tonë dhe orën 2 me orën e Uashingtonit, McGonigal dorëzohet.

Së bashku me të, edhe Edi Rama.

Ky është zhvillimi dhe kjo është një histori, e cila ka një aspekt tmerrësisht poshtërues për Shqipërinë.

Aspekti poshtërues për Shqipërinë është se edhe pse Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza janë nën hetim, Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, këta janë të gjithë në hetim dhe në Shqipëri nuk guxohet me hapë një hetim.

A nuk është ky mohim total i shtetit? Në cilin vend të botës ndodhin këto?

Unë u them vetëm kaq, licenca e hequr një kompania mikse, austriake, ruse, do i kushtojë Shqipërisë deri në 300 milionë euro gjobë.

Dhe kujt iu dha? Një kompanie të miërëfilltë të Gazpromit, që thuhet se është Deripaska pas saj.

Pra, për të gjitha këto, prokuroria shqiptare është zero. Nuk guxon të nisë qoftë edhe një hetim” tha ai.

McGonigal, republikanët akuza drejtësisë për tolerim

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit