-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prej vitesh fqinj me autorin, si agravoi konflikti i çastit në plumba dhe me një viktimë në Shkodër

Kryesoret

Konflikti i çastit për një parking ishte fatal për 33-vjeçarin, Valter Fierza i cili dha frymën e fundit pasi u qëllua me automatik kallashnikov nga fqinji i tij.

Autori i vrasjes, Klodian Mhilli tashmë është shpallur në kërkim ndërsa i riu ka mbyllur sytë për gjithmonë.

Ngjarja tronditi të gjithë vendin për akoma më shumë familjarët të cilët humbën djalin dhe e panë me sytë e tyre të shtrirë për tokë në momentet e fundit.

U vra për një parking, vëllai u konfliktua me autorin por plumbat i hëngri 33-vjeçari

Valter Fierza mësohet se bënte një jetë të qetë dhe nuk njihej si person problematik në atë lagje.

Gjithashtu mësohet se viktima dhe autori i dyshuar janë komshinj prej shumë vitesh dhe njiheshin me njëri-tjetrin.

Sipas raportimeve mësohet se ata nuk kishin pasur asnjë konflikt më parë dhe debati mes vëllait të viktimës dhe autorit ka qenë i çastit.

Pas një orë nga konflikti i fqinjit me vëllain e 33-vjeçarit sherri ka vijuar edhe me Valter Fierzën.

Fqinji ka marrë armën kallashnikov dhe më pas e ka qëlluar për vdekje. Pas të shtënave familjarët e viktimës kanë dalë jashtë dhe kanë të vdekur 33-vjeçarin i cili ishte i shtrirë pranë makinës së tij.

Autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit