-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sfida e deodorantit”, marrëzia e fundit në internet që u mori jetën dy adoleshentëve

Kryesoret

“Ice Bucket”, “Hot Chip” ose “Squat”. Në internet qarkullojnë shumë sfida që shpërndahen përmes videove në rrjetet sociale. Së fundmi “sfida e rrezikshme e deodorantit” po bën bujë në internet në Gjermani. Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut paralajmëron për rreziqet.

Ekzistojnë dy versione të sfidës. E para konsiston në thithjen dhe mbajtjen e deodorantit në gojë për sa më gjatë që të jetë e mundur ndërsa e dyta konsiston në aplikimin e sprajit në lëkurë derisa të digjet plotësisht. Mediat gjermane kanë raportuar për vdekje të adoleshentëve të lidhur me këtë konkurs.

Versioni i parë

Thithja e deodorantit është një sfidë veçanërisht e rrezikshme. Në varësi të përbërjes kimike të sprajit, disa përbërës në llak mund të hyjnë në trup në sasi masive dhe të dëmtojnë seriozisht zemrën dhe mushkëritë. Ndër rreziqet më të larta ishin rastet e humbjes së vetëdijes, dështimit të zemrës dhe paralizës së frymëmarrjes.

Kontakti
Versioni i dytë i garës është më i dhimbshmi. Të rinjtë lëndohen duke spërkatur deodorant në një zonë të lëkurës derisa dhimbja të mos jetë më e durueshme. Në raste ekstreme temperatura mund të bjerë në minus 30 gradë në pak sekonda, paralajmëroi Bfr (Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut).

Mund të rezultojnë dhimbje dhe dëmtime masive në lëkurë. Për më tepër, spërkatja afatgjatë mund të shkaktojë djegie të ftohta që rezultojnë në nekrozë të lëkurës dhe në rrethana të caktuara mund të jetë i nevojshëm transplantimi i lëkurës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit