Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sot për herë të parë pasi SPAK-u kërkoi që djali i tij, Shkëlzeni të jetë një nga 71 personat që duhet të pyetet për gjyqin në themel për dosjen Gërdeci. Sali Berisha tha se nëse thirret, djali të shkojë dhe të përgjigjet, por theksoi se edhe 100 vite po të hetohet nuk do të gjejnë asnjë lidhje.
“Në çdo kohë. Cilindo. Unë ua kam bërë të qartë këtu. Nuk mund të ketë kurrë asnjë hezitim apo pengesë për çfarëdo lloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime dhe denoncime ato i bëj vetëm për interesin publik.
Nuk i bëj kurrë për ndonjë qëllim tjetër. Jam mbështetës për zbatimin e ligjit. Por aty (SPAK) ka kriminelë. Kanë marrë 200 mijë Euro dhe kanë liruar vrasësin.
U kap Greca në Elbasan me fotografitë e Taulant Ballës, euro dhe karta, Shehaj ishte ai prokurori, dhe thoshte nuk kishte materiale zgjedhore. SPAK është institucion i një rëndësie shumë të madhe.
Por a mund të pajtohemi me heqje dhe fshehje fashikujsh? Cilindo të thërrasin cdo njeri do të shkojë të japë përgjigje. Por a mund të falet Ilir Beqja, që ka 5 firma? Edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë zero lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan” tha ai.
SPAK: 71 dëshmitarë dhe Shkëlzen Berisha duhet të pyeten për Gërdecin