Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Agrinio të Greqisë ku ka humbur jetën një i ri shqiptar.
Mësohet se rreth orës 10:00 të së premtes një i ri shqiptar ka humbur jetën në vendin e tij të punës.
Një 24-vjeçar shqiptar i cili ishte në ditën e tij të parë në punë si punëtor i një kompanie kontraktore u tërheq zvarrë nga një ekskavator.
Për shkak të plagëve të marra i riu humbi jetën. Megjithatë theksohet se informacionet e para për aksidentin në punë dhe mënyrën se si u shkaktua vdekja e punëtorit të ri, janë mjaft konfuze
Ndërkohë, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet.