Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në fshatin Hot i Ri, Valter Fierza gjeti vdekjen pas të shtënave për një parking.
Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga Klodian Mhilli i cili është shpallur në kërkim.
Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë ka nisur për të një konflikti mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes.
Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkim në një lokal afër banesave.
VIDEO/ Ky është vendi ku u vra në pritë 33-vjeçari në Shkodër
Pas një orë konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar ku ky i fundit ka marrë armën kallashnikov dhe e ka qëlluar për vdekje.
Pas të shtënave familjarët e viktimës kanë dalë jashtë dhe kanë të vdekur 33-vjeçarin i cili ishte i shtrirë pranë makinës së tij.
Autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim.
Çfarë ndodhi mbrëmë në Shkodër, si u vra 33-vjeçari nga fqinji i tij