Senatori amerikan Bob Menendez ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të komitetit të marrëdhënieve me jashtë të Senatit, pasi po përballet me akuzat për ryshfet.
Prokurorët e Departamentit të Drejtësisë pretendojnë se Menendez dhe gruaja e tij kanë pranuar qindra mijëra dollarë dhe shufra ari në këmbim të ndihmës për qeverinë e Egjiptit, por çifti i ka mohuar akuzat.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha të premten se Menendez kishte vendosur të largohej si kryetar i komitetit “derisa çështja të zgjidhej”.
Demokrati i Nju Jorkut tha se kolegu i tij ishte “një nëpunës publik i përkushtuar dhe gjithmonë po lufton fort për njerëzit e Nju Xhersit”.
Nuk është hera e parë që 69-vjeçari Menendez, i cili ka shërbyer në Kongres që nga viti 2006, duhet të heqë dorë nga posti i lakmuar në panelin e marrëdhënieve me jashtë.
Ai gjithashtu dha dorëheqjen në vitin 2015 pasi u padit në Nju Xhersi me akuzën se kishte marrë ryshfet nga një mjek okulist në Florida, shkruan BBC.
Egjipti korrupton senatorin amerikan, 500 mijë dollarë dhe shufra ari