Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një fabrikë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ende është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por Ministria e Brendshme ka bërë thirrje që të mos kalohet nga aksi në fjalë në të djyja senset e lëvizjes.
Ndërkohë në vendngjarje mësohet se ndodhen shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse.
Zjarr i madh në aksin Tiranë-Durrës, Ministria e Brendshme: Mos kaloni në autostradë