Alex Whiting nuk është më ushtrues detyre i Kryeprokurorit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ai dhe Jack Smith kanë kaluar në procesin e hetimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Mësohet se Smith e ka marrë Whiting si prokuror veteran në rastin e Trump përpara se të nis gjykimi ndaj ish-drejtuesit të Shtëpisë së Bardhë.
Whiting ka punuar me Smith për tri vjet, duke e ndihmuar atë që të hetojë krimet e supozuara të kryera në Kosovë gjatë luftës.