-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërmjetësimi i BE-së në dialog, qëndrime të kundërta në Kosovë

Kryesoret

Pushteti dhe opozita në Kosovë kanë dalë qëndrime të kundërta për ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi.

Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje thonë se ndërmjetësuesit e dialogut e kanë devijuar marrëveshjen bazë dhe për rifillim të procesit duhet një balancim të qasjes në dialog. Ndërsa opozitarët kritikojnë kryeministrin Kurti se përmes qasjes së tij të gabuar në dialog po dëmton raportet me aleatët ndërkombëtarë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se zgjidhja e ngërçit aktual në dialog duhet të bëhet përmes një qasje të balancuar të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit për dialog, Miroslav Lajçak.

Ai thotë se aneksi i marrëveshjes së Ohrit duhet të zbatohet pikë për pikë, por njohja de-facto duhet të vendoset në qendër për t’i ikur çfarëdo obstruksioni të Serbisë.

Megjithatë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i sheh të gabueshme kritikat publike të kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërmjetësve të dialogut. Sipas tij, pas mbështetjes amerikane ndaj ndërmjetësve të dialogut do të vërehen pasojat për Kosovën.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 14 shtator kanë pasur takimin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel. Aty nuk pati asnjë rezultat nga takimi i ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se ka propozuar një plan të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa ka kritikuar ndërmjetësit e dialogut dhe presidentin serb, Vuçiç se kanë insistuar vetëm në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, përfaqësuesi i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka dhënë mbështetje ndërmjetësuesve të dialogut, Borrell dhe Lajçak, derisa ka kërkuar konstruktivet nga pala kosovare./Koha.net

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit