-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Norvegjia arrestoi ish-komandantin e Wagner-it, tentoi të kthehej në Rusi

Kryesoret

Policia në Norvegji e ka arrestuar ish-komandantin e grupit mercenar Wagner, nën dyshimet se ai ka tentuar ta kalojë ilegalisht kufirin për t’u kthyer në Rusi, pasi ka kërkuar azil në Norvegji, më herët gjatë vitit.

Andrei Medvedev, i cili ka ikur nga Rusia përmes kufirit me Norvegjinë, është thënë të ketë vrapuar kur rojet kufitare ruse kanë shtënë me armë ndaj tij.

Policia e Norvegjisë ka thënë përmes një deklarate se një burrë, në të 20-at, është dërguar në mbajtje për tentimet që ta kalojë ilegalisht kufirin për në Rusi, por nuk ia ka përmendur emrin.

Kalimi i kufirit të Norvegjisë me Rusinë lejohet vetëm në disa pika. Mirëpo, avokati i Medvedevit, Brynjulf Risnecs ka thënë se arrestimi i tij është bërë pas një keqkuptimi.

“Ai ka shkuar atje për ta gjetur vendin ku e ka kaluar kufirin në janar. Ai është ndaluar kur ka qenë në një taksi. Ai kurrë nuk i është afruar kufirit. Nuk ka qenë kurrë synimi i tij që të futet në Rusi,” ka shtuar Risnecs./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit