-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Unë të mbys direkt tani”! Arrestohet “prokurori” i SPAK-ut

Kryesoret

Tre ditë më parë emisioni “Stop” publikoi denoncimin e një zonje që deklaroi se 10 muaj më parë në Tetor 2022, i ka dhënë një personi nga Tirana 10 mijë Euro.

“Një person më ka mashtruar dhe emri i tij quhet Vebi Brahimaj. E kam njohur nga një rreth shoqëror”, tha denoncuesja.

Vebi Brahimaj sipas zonjës u prezantua si prokuror në SPAK dhe i premtoi, t’ia dyfishonte paratë për dy javë, pasi i duheshin për një tender të uniformave policore, por në fund nuk ia ktheu.

Zonja e paralajmëroi se do ta denonconte, por ai e kërcënoi duke i thënë “Të mbys! Të degjeneroj! O e di, me kë flet?! Të degjeneroj”.

Në lidhje me një rast pas denoncimit policia arrestoi personin në fjalë, Vebi Brahimaj 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit