Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për sulmin në Veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë.
Bushait ka thënë se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal pavarësisht përpjekjeve të perëndimit për ta afruar atë.
”Pak muaj më parë, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe. Në të njëjtën kohë, trupat e KFOR-it, gazetarët dhe policia e Kosovës u sulmuan nga bandat kriminale serbe. Sot, një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur,” shkruan Bushati.
”Këto veprime të frymëzuara nga Beogradi dëshmojnë se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal, pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit për ta afruar atë me BE-në, sidomos në kontekstin e mjedisit të sigurisë në Europë, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë,” ka thënë Bushati.
“Garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, vetëpërmbajtja dhe bashkërendimi me partnerët ndërkombëtarë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës, mbeten çështje të një rëndësie parësore,” ka thënë ish-ministri.
A few months ago, 3 🇽🇰 police were kidnapped by 🇷🇸 forces. Simultaneously @NATO_KFOR, journalists, 🇽🇰 police were attacked by 🇷🇸 criminal gangs. Today, 1 🇽🇰 police was killed & 2 are wounded. Appeasement policy is neither bringing 🇷🇸 closer to 🇪🇺, nor helping regional stability!
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) September 24, 2023