-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet në veri, Maqedonci: Autorët, kriminelë të dirigjuar nga Beogradi

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë pas sulmeve ndaj policisë.

Maqedonci u shpreh se veprime të tilla nuk do zmbrapsin organet e sigurisë për të kryer detyrën e tyre.

Ai dënoi sulmin dhe u shpreh se në lidhje me ngjarjen autorët janë të dirigjuar nga Beogradi.

“Dënojmë sulmin terrorist ndaj pjesëtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës.

Dorasit sigurisht se nuk mund të jenë tjetër përveçse kriminel të dirigjuar nga Beogradi, me qëllim destabilizimin e vendit.

Veprime të tilla për eskalim të situatës nuk do zmbrapsin organet e sigurisë për të kryer detyrën e tyre, dhe as nuk do të na bëjnë të ndryshojmë qëndrim në raport me Serbinë kur bëhet fjalë për interesat tona shtetërore.

Siguria e qytetarëve, mbrojtja e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës është obligim, detyrë mbi çdo detyrë tjetër, andaj dhe kriminelët do të dënohen dhe grupet kriminale do të shkatërrohen.

Ngushëllime familjes së policit të vrarë, Rreshter Afrim Bunjaku, dhe shërim të shpejtë policit të plagosur,” u shpreh ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit