-sidi education-spot_img
26.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: E përgëzoj deputeten Koçeku që u largua nga Rama, bëri akt qytetar

Kryesoret

“Nëse zonja Koçeku ka dorëzuar, është larguar nga grupi për shkak të qëndrimit të Edi Ramës ndaj protestës, unë e përgëzoj atë. Në rast se ajo ka pasur, se nuk i ka shpjeguar arsyet, pres t’i shpjegojë arsyet që të prononcohem.

Por po e them tani, në rast se ajo ka dhënë dorëheqjen për shkak të qëndrimit të papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestës madhështore, të paparë në historinë e Tiranës, ajo ka bërë një akt qytetar. Unë siguroj protestuesit se mandatet e PD-së janë dhe do të jenë të tëra në funksion të kësaj lëvizjeje”, tha ai.

Ky ishte qëndrimi i Sali Berishës pasi deputetja socialiste Marjana Koeçeku u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Largimi erdhi në kulmin e protestave në Tiranë por vetë deputetja nuk është prononcuar mbi arsyet.

Ndërkohë që më pas Berisha, nga dera e SPAK-ut tha se kryeministri Edi Rama ka qenë në ishullin Aruba. “Qeveritarët në Aruba kanë shkuar, kjo është 100 përqind e sigurt. Janë të gjitha burimet.

Shumë mirë që (SPAK) vepron ndaj biznesmenëve apo trafikantëve që ishin në takim, por koka e Meduzës së takimit është Edi Rama dhe lejtnantët e tij që shkuan në Aruba.

A ishte Engjëll Agaçi, a ishte vetë Rama, a ishte Olsi Rama, se thotë aty diku Rama i gjatë, ata dy Ramat në dosje janë të shkurtër më thonë.

Mua më thonë se janë të shkurtër të dy, dhe mbetet që Rama i gjatë më thonë të jetë ose Edi ose Olsi.

Po nuk mund të them se është as Edi, as Olsi.

Atë që mund të them me siguri me 100 përqind që qeveritarët kanë shkuar nga Tirana në Aruba.

Dhe se ky është problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë.

Po këta janë njëlloj me qeveritarët, nuk thonë emrat, fshehin emrat.

A nuk është ky një krim i vërtetë?

A nuk është kjo një fyerje, një përçmim për çdo qytetar të këtij vendi që nuk mund të dijë se cili është qeveritari që shkon dhe bën marrëveshje me paratë e krimit?

Turpi i mbuloftë” tha ai.

Berisha del nga SPAK-u dhe i bie Dumanit: Xhelatë, armiq dhe vrasës!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit