-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Çfarë përmban dokumenti i gjetur gjatë operacionit në veri?

Kryesoret

Për mes një konferencë të mbajtur ditën e sotme për shtyp ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla publikoi listën e arsenalit të gjetur gjatë aksioni të policisë pas sulmeve në veri ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.

Gjithashtu gjatë konferencës Sveçla tregoi një dokument ku sipas tij dëshmojnë se Milan Rajojiçiç është i përfshirë në sulmin e djeshëm.

Sveçla konfirmoi se njëri nga veturat e konfiskuara e tipit Mercedes Benz G Class, me mbishkrimin “KFOR”, i takon nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Rajojiçiç në këto dokumente rezulton të jetë pajisur nga Policia e Kralevës me leje për përdorimin e gjashtë armëve të llojeve të ndryshme. Të gjitha këto leje del t’i jenë dhënë në vitin 2017.

“Kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiç që dëshmojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në këtë aksion. Ai është nënkryetari i Listës Serbe e tashmë e dimë që Lista Serbe është ngushtë e bashkërenduar me Vuçiçin.

Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Nga kjo sasi e madhe e armatimit kuptohet se ka pasur plan të përfshirjes së qindra personave për destabilzimin e rajonit”, u shpreh në konferencë për shtyp Sveçla.

Radojiçiç që nga viti 2018 është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila funksionon me mbështetjen e Beogradit.

Ai është në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar ndërkombëtar.

FOTOT E PUBLIKUARA NGA DOKUMENTI I PËRMENDUSR NGA SVEÇLA NË KONFERENCË

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit