-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista Serbe: Të nisin hetimet, dy qytetarët tanë u vranë të dorëzuar

Kryesoret

Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lista Serbe në lidhje me sulmet e agresorëve serbë ndaj policisë në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.

Për mes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook të Listës Serbe ata kanë shprehur ngushëllimet për policin e vrarë si dhe familjarët e serbëve të cilët u ekzekutuan gjatë shkëmbimit të zjarrit me autoritet e Kosovës.

Por edhe kësaj here Lista Serbe nuk i ka ndalur pretendimet ku për mes postimit shprehen se së paku dy nga serbët e vrarë kanë qenë dorëzuar dhe u vranë gjakftohtësish.

“Po ashtu, do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, shkruhet në postim.

Ata bënë thirrje për vetëpërmbajtje si dhe kërkuan nga KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri të Kosovës, për ta parandaluar siç thonë përshkallëzimin e situatës.

Po ashtu Lista Serbe ka fajësuar kryeministrin Kurti se po ushtron presion mbi serbët e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit