-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eurodeputeti gjerman: Vuçiç gënjen paturpësisht, krijon agresion kriminal kundër Kosovës

Kryesoret

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reaguar në lidhje me situatën e e krijuar në Kosovës nga sulmet në veri dhe vrasja e një efektivi të policisë.

Butikofer ka thënë se presidenti i Serbisë, Alekasndër Vuçiç po gënjen me paturpësi.

Ai ka shtuar se gënjeshtrat e Serbisë po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës.

Në fund të reagimit të tij ai shtron një pyetje ku thotë nëse do të ketë pasoja për Serbinë nga Bashkimi Evropian.

“Vuçiç gënjen me paturpësi: në Kosovë nuk ka spastrim etnik. Gënjeshtrat serbe po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës. Narrativa e Vuçiç i jep justifikim ekstremizmit serb. A do të sjellë BE-ja pasoja,” ka shkruar Butikofer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit