-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi terrorist në veri, Gashi te “5pyetjet”: Agjencia e inteligjencës parandaloi një masakër

Kryesoret

Ish-ambasadori, Flamur Gashi i ftuar mbrëmjen e sotme tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë pas sulmeve nga agresorët serbë.

Gjatë fjalës së tij Gashi reagoi në lidhje me deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se sulmi ka ardhur nga serbët e Kosovës. Sipas Gashi kjo deklaratë është qesharake.

“Shume qesharake te revoltohet, ata ishin te armatosur per te plagosur 1 mije vete me rrobat e ushtrisë serbe, me infrastrukture që e përdor ushtria serbe. Lojra fjalësh,” u shpreh Gashi.

Më tej ish-ambsadori përgëzoi punën e autoriteteve të Kosovës veçanërisht atë të inteligjencës pasi sipas Gashit nga informacionet e mbledhura ndaluan një masakër.

“Kanë filluar të mblidhen informacione, inteligjenca, policia dhe organet e tjera ligjvënëse dhe ligjzbatuese kanë bere një punë të shkëlqyer.

Pune e shkëlqyer me partneret strategjik, SHBA, NATO për te mbledhur informacionet bazike për hyrjen e tyfe në territorin e Kosovës.

Agjencia e inteligjencës nëse nuk do të kishte informacione do të kishte ndodhur një masakër,” shtoi ai.

Gashi reagoi edhe për kërkesën e Ramës për një konferencë të jashtë zakonshme për paqe të cilën u shpreh se nuk do të donte t’a dëgjonte një propozim të tillë.

“Ne fakt nuk do doja ta dëgjoja ta dëgjoja një kerkesë të tillë nga kryeministri im,” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit