-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja për një vend parkimi, gjykata lë në burg vëllain, autori në kërkim

Kryesoret

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditor për të arrestuarin Paolo Mëhillin, i dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e Valter Fjerzës në Shkodër.

Paolo Mëhilli është vëllai i autorit të dyshuar të krimit Klodjan Mëhilli i cili është shpallur në kërkim sikurse Luçian Mehilli, Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj.

Klevis Fierza disa minuta para vrasjes së vëllait të tij ishte konfliktuar me tre vëllezërit Klodjan Mëhillin, Paolo Mëhillin, Luçian Mëhillin, kushëririn e tyre Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushaj.

Shkak i konfliktit ishte bërë debati për parkimin e një automjeti. Sipas dosjes hetimore, Klodjan Mëhilli ka nxjerrë një armë zjarri pistolete duke ja vendosur në gjoks Klevis Fjerzës.

Në këtë moment kanë ndërhyrë dy shokët e këtij të fundit Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj, duke bërë të mundur heqjen e pistoletës nga dora e Klodjan Mëhillit.

Valter Fierza, viktima është nisur në drejtim të ngjarjes me automjetin foristradë “Nissan Navara”. Klodjan Mëhilli ka shkuar në makinën e tij dhe ka marrë një armë automatike kallashnikov.

Mëhilli ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Valter Fjerza, ku si pasojë e të shtënave, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Pas krimit tre vëllezërit Mëhilli dhe dy kushërinjtë e tyre Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj janë larguar nga vend i ngjarjes.

Tre plumba dhe një i vdekur! Si u zunë 7 të rinj për rrugën në Shkodër?

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit