Detaje dhe foto të reja po publikohen orë pas ore pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit.
Sulm i cili solli vdekjen e rreshterit, Afrim Bunjaku dhe duke plagosur dy të tjetër. Pas sulmit policia iu kundërpërgjigj të shtënave ku u vranë 4 agresorë serbë.
Ditën e sulmit u publikuan pamjet të një nga viktimave serbe ku dukej i shtrirë në tokë me plagë në kokë.
Ndërkohë sot mediat kosovare Indeksonline ka publikuar pamje ekskluzive nga aksioni në kapjen gjallë të disa prej të dyshuarve në sulmin ndaj Policisë së Kosovës.