-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja me breshëri e nipit të “Arapit të Sukthit”, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Kryesoret

Një 38-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund të Sukthit, pranë shinave të trenit.

Policia njoftoi se 38-vjeçari Fatjon Dervishi është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe dy grupe të FNSH-së Tiranë.

Vrasja në Durrës, Dervishi ishte me një shok në makinë kur u qëllua, plumbat i çanë organet

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

Viktima ishte në automjet së bashku me shokun e tij, i cili i ka shpëtuar mrekullisht breshërisë së plumbave.

Detaje nga vrasja në Durrës, viktima, nipi i ‘Arapit të Sukthit’

Ky i fundit nuk ka marrë asnjë plumb në trup, ndërsa në dëshminë e tij tregoi se ishin në lokal dhe po ktheheshn në shtëpi, kur i qëlluan.

“Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan”, ka deklaruar në polici shoku i viktimës.

38-vjeçari është nipi i “Arapit të Sukthit”, një personazh i njohur për drejtësinë.

“Po iknim në shtëpi, na qëlluan me breshëri”, flet shoku i Fatjon Dervishit

Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje. ‘Arapi i Sukthit’ në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.

Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit