-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vangjel Dule ngre zërin: Po manipulohet censusi

Kryesoret

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule akuzoi sot se po manipulohet regjistrimi i popullsisë. Ai u fokusua në jug të vendit, ku janë pretendimet greke. Sipas tij jo të gjitha regjistrimet bëhen në tabletë duke ngritur dyshime më pas për manipulime.

Gjithashtu tha se ka raste kur biznesmenëve u është bërë presion kur janë deklaruar grekë. Më tej deputeti tha se regjistruesit nuk i pyesin qytetarët për etninë, gjuhën amtare dhe për fenë.

Një biznesmen në Sarandë, në mënyrë të përsëritur u pyet 3 herë nëse ishte i sigurt se ishte minoritar grek, sepse kishte prona dhe pasuri.

Ka një retorike agresive nacionaliste në shumë media duke ngritur kërcënime hipotetike të paqena. Po e shndërrojnë procesin në një farsë. BE të bëjë që mos të dështojë Censi 2023 për regjistrimin e minoriteteve fetare” tha Dule.

I pyetur mbi procesin e Fredi Belerit dhe afatin e betimit ai tha “nuk ka asnjë afat ligjor që e kufizon Belerin që të kryejë betimin që nga momenti ka shprehur dëshirën për t’u betuar.

Zoti Beleri është kryetari i zgjedhur i bashkisë dhe si i tillë do ta drejtojë atë dhe mandati i tij mbaron në 2027-tën” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit