-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasje me armë zjarri në Durrës, ekzekutohet një 38-vjeçar

Kryesoret

Një 38-vjeçar është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund Sukth tek shinat e trenit në Durrës. Ngjarja u shënua pak pas mesnatës (27 shtator), ndërsa viktima, i identifikuar si Fatjon Dervishi, ndërroi jetë në spital.

“Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital” informoi policia e Durrësit pas mesnate (ora 00:30), 27 shtator 2023″, thotë Policia e Durrësit në lidhje me vrasjen.

Vrasja e 38-vjeçarit në Durrës, reagon policia, identifikohet viktima

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në ndihmë janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit