Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka reaguar pas intervistës së gjeneralit amerikan Wesley Clark për Zërin e Amerikës ku ky i fundit foli për sulmin terrorist në Veri të Kosovës.
Clark ka thënë se shpreson që KFOR-i të insistojë që manastiret të inspektohen dhe armët të sekuestrohen.
Ndërsa në reagimin e Dioqezës pretendohet se një pjesë e armëve dhe pajisjeve janë lënë në oborrin e manastirit të Bansjkës gjatë tërheqjes së grupit terrorist.
“Një inspektim i hollësishëm i objekteve të manastirit të kryer nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i në prani të igumenit Danilo, konstatoi se brenda manastirit nuk kishte asnjë armë,” deklaron Dioqeza.
Në reagimin e këtyre të fundit thuhet se një veprim i tillë do të binte ndesh me misionin shpirtëror të Kishës, që kundërshton me vendosmëri të gjitha format e dhunës dhe deklaratat e gjeneralit Clark i kanë cilësuar si “arbitrare” që “rrezikojnë strukturat dhe pronën e Kishës Ortodokse”.
“Deklarata arbitrare e gjeneralit të pensionuar amerikan jo vetëm që dështon në nxitjen e paqes, por gjithashtu nxit shpërndarjen e informacionit të pasaktë, duke rrezikuar strukturat dhe pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë,” deklaron Dioqeza.
Dioqeza shton se që në fillim kanë dënuar dhunën në veri dhe në afërsi të Manastirit të Banjskës.
“Kisha përsërit thirrjen e saj për paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, duke nënvizuar imperativin e saktësisë dhe të vërtetës në shpërndarjen e informacionit në këto kohë të ndjeshme,” përfundon reagimi.
SOC Diocese in #Kosovo Responds to Statement by Retired US General Wesley Clark
The recent remarks made by retired American General Wesley Clark, communicated via Voice of America,
regarding the recent events in Northern Kosovo, have raised deep concerns due to the inaccurate… pic.twitter.com/CRZHULCIZd— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) September 28, 2023
Clark: Si mundet që Radojçiçi udhëheq një parti në Kosovë, si mund të lejohet?