-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti thirrje SHBA-BE: Ndëshkoni Serbinë dhe shpallni terroriste dy organizatat

Kryesoret

Kuvendi i Kosovës është pajtuar që të hartojë një projekt-rezolutë për dënim të sulmeve që kanë ndodhur ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator.

Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit kanë vdekur një zyrtar policor dhe tre sulmues.

Seanca e 28 shtatorit ka nisur me një minutë heshtje në nderim të zyrtarit policor të vrarë.

Autoritetet e Kosovës e kanë konsideruar Serbinë përgjegjëse për këtë sulm, derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se sulmuesit kanë qenë serbë të Kosovës, të ngopur nga “terrori” i Kurtit.

Kryeministri i Kosovës, ka bërë thirrje në Kuvend për sanksionim dhe ndëshkim të Serbisë nga faktori ndërkombëtar për sulmin në Banjskë.

“Nëse kalon e pandëshkuar, atëherë ajo do ta përsërisë krimin”.

Mes tjerash Kurti ka bërë thirrje që organizatat Mbrojtja Civile dhe Brigada Veriore të shpallen organizata terroriste nga shtetet partnere të Kosovës.

Qeveria e Kosovës i ka shpallur këto dy organizata si terroriste më 29 qershor.

Ato besohet se veprojnë në veriun e Kosovës dhe numërojnë qindra pjesëtarë nga radhët e komunitetit serb, që janë shumicë në këtë zonë.

Kurti i ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe për mbështetjen e ofruar.

“Lufta kundër krimit e terrorit të sponsoruar nga Serbia vazhdon, dhe ajo do të përfundojë doemos me fitoren e shtetit tonë të pavarur”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit